
Skuadra që është shpallur kampione e Ligës së Parë dhe nga edicioni i ardhshëm do të bëjë gara në Superligë, Vushtrria ka mbetur pa një ndër futbollistët kryesorë.
Është ky Labinot Osmani, i cili në stinorin e ardhshëm do ti mbrojë ngjyrat e skuadrës së Llapit.
Në një prononcim për Insportin, sulmuesi Labinot Osmani tregon arsyet e kalimit të tij tek Llapi dhe synimet me këtë klub.
Cilat ishin arsyet e kalimit të tij tek Llapit, e thotë vet Osmani për Insportin.
“Organizimi i mirë i klubit të Llapit dhe ambiciet e kryesisë së bashku me stafin teknik për krijimin e një skuadre konkurruese mes ekipeve më të mira të Superligës dhe qëllimi për fitimin e trofeve kanë qenë disa arsye për kalimin tim tek Llapi”, tha fillimit ai.
Por cilat ishin bisedat me trajnerin Tahir Batatina, që e bindën sulmuesin të bëjë një hap tjetër në karrierë.
“Në bisedë me trajnerin Batatina synimet e tij ishin të qarta siç kanë qenë këtyre viteve të fundit, fitimi i trofeve dhe dalja në Evropë, gjithashtu krijimi i një skuadre kualitative për arritje të këtyre synimeve”, e mbylli deklaratën e tij Osmani.
Sezonin që e lamë pas, Labinot Osmani me fanellën e Vushtrrisë kishte realizuar 19 gola dhe dhuruar 10 asiste./Insporti.com