Osmani takon Komitetin Olimpik të Kosovës, pak para Lojërave Olimpike “Tokio 2020”

Osmani takon Komitetin Olimpik të Kosovës, pak para Lojërave Olimpike “Tokio 2020”

Në prag të lojërave olimpike “Tokio 2020”, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Në një komunikatë të dërguar për media thuhet së Presidentja Osmani e falënderoi kryetarin Krasniqi për vizitën dhe u uroi sukses pjesëmarrësve të Kosovës në lojërat olimpike.

“Ajo i vlerësoi përgatitjet e KOK-ut për pjesëmarrje në këto lojëra dhe u shpreh e bindur se vajzat dhe djemtë e ekipit olimpik do të arrijnë rezultate të mira, duke e lartësuar emrin e tyre, por edhe emrin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në anën tjetër, kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi ka njoftuar Presidenten Osmani me përgatitjet që po i bën KOK-u për pjesëmarrje në këto lojëra, si dhe me përgatitjet e ekipit olimpik të Kosovës.

Ai e falënderoi presidenten për përkrahjen e vazhdueshme të saj dhe të institucionit që ajo e drejton për ekipin olimpik të Kosovës./Insajderi.com