Ottmar Hitzfeld jep prognozën e tij për ndeshjen Zvicra-Shqipëria

Ottmar Hitzfeld jep prognozën e tij për ndeshjen Zvicra-Shqipëria

Ish-trajneri i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld,  ka dhënë një parashikim për ndeshjen e së shtunës mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Sipas Hitzfeld ndeshja do të dominohet nga emocionet por ai është i bindur se Zvicra do të triumfojë ndaj Shqipërisë.

“Të gjithë duhet të heqin mendjen nga tribunat e stadiumit, nga provokimet e të tjera si këto. Unë besoj se Zvicra e mund Shqipërinë 2-0. Por këtë nuk do t’ua thoasha lojtarëve, po të isha ende trajner i tyre. Pastaj, kjo kombëtare bëhet e pandalshme”, ka thënë ai.

Nga ana e tij, Uli Forte është i qartë: “Ndeshja e është më e rëndësishmja. Shqiptarët janë luftëtarë, është brutalisht e vështirë ndaj tyre. Ne jemi të fortë në sulm. Zvicra ka shfaqur shpeshherë vështirësi kundër ekipeve të vogla.”

Në anën tjetër, Uli Forte, trajner futbolli, ka thënë se shqiptarët janë luftëtarë, shkruan telesport.

Sipas tij, Zvicra ka pasur jo rrallë probleme me ekipe më të vogla./Insajderi.com