Provat përfundimtare klinike për një vaksinë të Coronavirusit, të zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit, janë vendosur në pritje pasi një pjesëmarrës kishte një reagim të kundërt në Britani të Madhe.
AstraZeneca e përshkroi atë si një pauzë “rutinë” në rastin e “një sëmundjeje të pashpjegueshme”.
Rezultati i provave të vaksinave po shikohet nga afër në të gjithë botën.
Vaksina e Universitetit AstraZeneca-Oxford shihet si një pretendent i fortë midis dhjetra që po zhvillohen globalisht, raporton BBC.
Shpresat kanë qenë të mëdha se vaksina mund të jetë nga të parat që do të dalë në treg, pas testimit të suksesshëm të fazës 1 dhe 2.
Kalimi i tij në fazën 3 të testimit në javët e fundit ka përfshirë rreth 30,000 pjesëmarrës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britani e Madhe, Brazil dhe Afrikën e Jugut. Provat e fazës 3 në vaksina shpesh përfshijnë mijëra pjesëmarrës dhe mund të zgjasin disa vjet. /Insajderi.com