Ozil ia paguan rrogën maskotës së Arsenalit, e rikthen në punë

Ozil ia paguan rrogën maskotës së Arsenalit, e rikthen në punë

“Topçinjtë” vendosën ta largojnë provizorisht Jerry Quy, njeriun që prej 27 vitesh luan rolin e dinozaurit të famshëm Ganersaurus, së bashku me 54 punonjës të tjerë të klubit, duke shkaktuar polemika mes tifozëve, njofton Insajderi.

“U trishtova shumë që Xherri apo maskota jonë e famshme dhe besnike do të shkurtohej pas 27 viteve. Unë ofroj të rimbursoj klubin e Arsenalit me rrogën e plotë për dinozaurin tonë të madh jeshil, për sa kohë do jem një lojtar i Arsenalit”, shkruante Ozil në “Tëitter”.

Jerry Que, i cili ka luajtur rolin e maskotës që kur ajo është bërë zyrtare në vitin 1993, është një tifoz i vjetër i Arsenalit. Madje, ai nuk ka shkuar as në dasmën e të vëllait, sepse atë të diel Arsenali luante në shtëpi. /Insajderi.com