Fantazisti i Arsenal, gjermani i natyralizuar Mesut Ozil, ka edhe një vit kontratë me londinezët, ndërsa vitin e ardhshëm pritet të largohet nga Arsenal me parametra zero, njofton Insajderi.
Sipas portalit spanjoll, “Todos Fichajes”, futbollisti me origjinë turke, ka dhënë dritën e gjelbërt për një transferim në “San Siro” merkaton e ardhshme verore.
Ozil është në vitin e fundit të kontratës me Arsenalin dhe verën e ardhshme do të largohet nga “Emirates” si lojtar i lirë.
Milan ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e Ozil dhe gjermani është i hapur për transferimin në “San Siro”.
Edhe pse ai është 31 vjeç, te Milan besojnë se Ozil mund ti ofrojë shumë skuadrës me eksperiencën e tij.
Në fakt, edhe Arsenal ka dëshirë sa më parë të lirohet nga futbollisti, pasa paga e tij prej tetë milionë euro në sezon, është e rëndë për arkat e Arsenal, duke marrë parasysh që lojtari nuk bënë pjesë në planet e trajnerit spanjoll Mikel Arteta. /Insajderi.com