Ozil nesër për herë të parë si lojtar shijon derbin e zjarrtë të Stambollit – Fenerbahçe vs Galatasaray

Ozil nesër për herë të parë si lojtar shijon derbin e zjarrtë të Stambollit – Fenerbahçe vs Galatasaray

Fansat në Turqi janë të ngazëllyer se do të dëshmojnë një nga derbit më të mëdhenj të futbollit turk këtë fundjavë pasi skuadra fituese do të arrijë epërsinë në garën për titull, njofton Insajderi.

Në ndeshjen më të pritur të javës së 24, kryesuesit e tabelës Fenerbahçe do të presin nënkampionin Galatasaray në stadiumin “Ulker” të shtunën, në ndeshjen e cila do të fillojë në orën 16:00 sipas kohës lokale.

“Verdhë e kaltërtit” u angazhuan në mënyrë aktive të forcojnë skuadrën e tyre gjatë afatit kalimtar dimëror në përpjekje për t’u bërë një skuadër serioze për fitoren e titullit, të cilën për herë të fundit e arritën në vitin 2014.

Duke fituar 8 nga 9 ndeshjet e fundit të kampionatit, Fenerbahçe tregoi një formë mbresëlënëse javët e fundit, duke grumbulluar 48 pikë në 22 ndeshje për të kryesuar Superligën Turke.

Klubi përmbylli një nga transferimet më të bujshme në futbollin turk pasi solli në radhët e saj fituesin e Kupës së Botës FIFA 2014, Mesut Özil nga Arsenali në një transferim falas.

Özil është paraparë të luajë derbin e tij të parë në Stamboll kundër Galatasaray-it.

Fenerbahçe gjithashtu bleu Irfan Can Kahveci nga Medipol Başakşehir për të forcuar pozitën e skuadrës në mesfushë.

Galatasaray dhe Fenerbahçe ishin në një garë për të sjellë në radhët e tyre Kahveci, por ai preferoi të luante në anën aziatike të Stambollit për pjesën tjetër të karrierës së tij. /Insajderi.com