
Dy futbollistë të Arsenalit, Mesut Ozil e Sead Kolashinac kanë pasur një incident me disa banditë. Ngjarja ka ndodhur në pasditen e së enjtes në Londër.
Azuka Alintah, dëshmitare e rastit, e ka përshkruar si të tmerrshme atë që ka parë.
“Ishte krejtësisht çmenduri dhe e çuditshme. Makina e tij (e Ozilit) ishte duke qëndruar atje bosh në mes të rrugës me derën e të hapur. Ozil dukej absolutisht i tmerruar, siç do të ishte çdokush pasi u ndoq nga njerëzit me thika”.