Ozil prezantohet te Fenerbahçe

Ozil prezantohet te Fenerbahçe

Klubi turk i futbollit Fenerbahçe konfirmoi sot nënshkrimin me futbollistin Mesut Ozil nga Arsenali në një transferim falas, njofton Insajderi.

“Është arritur një marrëveshje me Klubin e Futbollit Arsenal për transferimin e futbollistit profesionist Mesut Ozil në klubin tonë”, njoftoi klubi i Stambollit në një deklaratë.

Ozil, një shtetas gjerman me origjinë turke, nënshkroi një kontratë 3,5 vjeçare me klubin e Super Ligës turke.

Mesfushori 32 vjeçar arriti në Stamboll me një avion privat më 18 janar.

Ai kishte tre sezone të suksesshme me gjigantët spanjollë Real Madrid, gjatë të cilave ai ndihmoi “mbretërit” të fitonin një titull në La Liga, si dhe një Super Kupë Spanjolle.

Pasi u transferua në Arsenal në vitin 2013, Özil fitoi katër trofe të Kupës FA në Londër, duke realizuar 44 gola dhe 77 asistime në 254 ndeshje. /Insajderi.com