Ozil vendos rekord të ri në Premier Ligë

Ozil vendos rekord të ri në Premier Ligë

Mesut Ozil theu një rekord të ri në Premier Ligë në ndeshjen kundër Sunderland mbrëmjen e së martës, atë të krijimit të rasteve gjatë një ndeshjeje të vetme.

Fantazisti i Arsenalit krijoi 12 raste, përfshirë edhe asistin për golin e parë të Alexis Sanchezit. Asnjë lojtar nuk ka krijuar kaq shumë raste shënimi që kur “Opta” ka nisur të grumbullojë statistikat prej sezonit 2003-2004.

Loja krijuese e gjermanit, i cila e ndihmoi Arsenalin që të bënte një paraqitje spektakolare në sulm, e ngjiti Ozilin në krye të klasifikimit, përpara ikonave të tjera të historisë së Premier Ligës.

Portieri i Sunderland, Xhordan Pikford, ndoshta nuk e dinte se çfarë ishte duke ndodhur, teksa priste goditje pas goditje (10 në total), por paraqitja e Ozilit la pas atë të Antonio Valencias, Samir Nasrisë dhe David Silvës. Valencia, kundër Burnley në 2010, Nasri kundër Spërsave në 2011 dhe Silva kundër West Bromit në 2015, të gjithë kanë krijuar nga 11 raste për gol gjatë një ndeshjeje të vetme në Premier Ligë.

Por nga 11 raste kanë krijuar edhe Florent Maluda kundër Birmingemit në 2010 dhe Xhermein Penant kur luante për këta të fundit dhe kundërshtar kishte Norwhich në vitin 2005, përcjell Panorama-Sport.

Emra të tjerë të mëdhenj në listë janë edhe ata të Ryan Giggs, i cili krijoi 10 raste në derbin e Mançesterit në vitin 2009 dhe Maluda, i cili Birmingemin e pati rivalen e tij të preferuar dhe në vitin 2009, kur ndërtoi 10 raste shënimi.