Unai Emery e ka mirëpritur rikthimin e Mesut Ozilit në kampion stërvitor parasezonal të Arsenalit, duke e mbrojtur vendimin e tij për t’u pensionuar nga Kombëtarja e Gjermanisë.
Trajneri spanjoll i “Gunners” i ofroi përkrahje Ozilit pasi turko-gjermani vendosi ta braktisë ekipin kombëtar të Gjermanisë, duke thënë se për dallim nga Gjermania, skuadra e tij ofron ngrohtësi familjare për çdo lojtar.