Pacientja me Coronavirus që kreu lindjen sa ishte në koma takon për të parën herë bijën e saj

Pacientja me Coronavirus që kreu lindjen sa ishte në koma takon për të parën herë bijën e saj

Më shumë se një muaj pasi lindi ndërsa ishte në gjendje kome, Blanca Rodriguez më në fund ishte në gjendje të takonte vajzën e saj, Jade, njofton Insajderi.

Ajo ishte 28 javë shtatzënë kur doli pozitive për Coronavirus. Gjendja e Rodriugez u përkeqësua dhe ajo filloi të luftojë për të marrë frymë, duke e vënë në rrezik foshnjën e palindur.

Blanca Rodriguez hyri në gjendje kome  deshën 30 mjekë në sallën e operacionit për të sjellë në jetë foshnjen e saj përmes operacionit cezarian.

Disa ditë më vonë, ajo u zgjua dhe mësoi se fëmija kishte lindur. Më shumë se një muaj pas lindjes, ajo ishte në gjendje të ribashkohej me Jade, duke prekur foshnjën përmes një inkubatori në njësinë e kujdesit intensiv neonatal.

Foshnjës Jade do t’i duhet ende më shumë kohë për t’u zhvilluar, por Rodriguez  tha për NBC se ajo shpreson ta çojë në shtëpi në tetor.

Rodriguez dhe mjekët e saj në Qendrën Mjekësore Loma Linda thanë që ata shpresonin se ndarja e historisë së saj do t’i nxisë të tjerët të marrin më seriozisht pandeminë në vazhdim. /Insajderi.com

Burimi: People