
Persona të armatosur kanë rrëmbyer punëtorë në minierën e qymyrit në provincën Balochistan të Pakistanit, duke vrarë 11 persona dhe plagosur katër të tjerë, transmeton Insajderi.
Zyrtarët e policisë thanë se punëtorët nga miniera në qytezën Machh u rrëmbyen në një mal në afërsi nga persona të armatosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Ata theksuan se 11 persona humbën jetën dhe katër u plagosën si rezultat i hapjes zjarr ndaj minatorëve të rrëmbyer nga personat e armatosur.
Ende nuk janë dhënë detaje mbi motivet dhe autorët e sulmit.
Autoritetet kanë nisur hetim të gjerë në lidhje me incidentin. /Insajderi.com