Pakistani mbështet Azerbajxhanin, por mohon pranin e ushtarëve të tyre në konflikt

Pakistani mbështet Azerbajxhanin, por mohon pranin e ushtarëve të tyre në konflikt

Pakistani sot ka hedhur poshtë raportet e mediave indiane se ushtria pakistaneze po lufton së bashku me forcat e Azerbajxhanit kundër Armenisë në Nagorno – Karabakh, transmeton Insajderi.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Pakistanit tha se raporte të tilla janë “të papërgjegjshme, spekulative dhe të pabazuara”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Granatimet intensive nga forcat armene ndaj popullatës civile të Azerbajxhanit janë të dënueshme dhe më fatkeqe. Kjo mund të komprometojë paqen dhe sigurinë e të gjithë rajonit. Armenia duhet të ndalojë veprimin e saj ushtarak për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm”, thuhet në deklaratën pakistaneze të Ministrisë së Jashtme.

Tutje, vazhdon deklarata “Pakistani mbështet pozicionin e Azerbajxhanit për zonën e Nagorno – Karabkhut, i cili është në përputhje me disa rezoluta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të miratuara njëzëri”, përfundon deklarata.

Të martën, disa media nga India raportuan se ushtarë pakistanezë, po mbështesin dhe po luftojnë së bashku me ushtrinë azere kundër forcave armene në konfliktin e kontestuar. /Insajderi.com