Pakistani regjistron numrin më të lartë të infektimeve me Coronavirus që nga korriku i vitit të kaluar

Pakistani regjistron numrin më të lartë të infektimeve me Coronavirus që nga korriku i vitit të kaluar

Ministria e Shëndetësisë së Pakistanit tha se vendi ka regjistruar 5.329 raste të reja të Coronavirusit (COVID-19), numri më i lartë brenda një dite që nga korriku i vitit 2020, transmeton Insajderi.

Me infeksionet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve në këtë vend arriti në 705.517. Vendi gjithashtu raportoi 98 viktima tjera gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të vdekurve në 15.124, raporton Anadolu Agency (AA).

Rreth 623.399 pacientë deri më tani janë shëruar ndërsa numri i rasteve aktive arriti në 66.994.

Infeksionet ditët e fundit janë rritur ndjeshëm në vendin e Azisë Jugore me mbi 200 milionë banorë, me mbi 32 mijë raste të COVID-19 të raportuara në tetë ditët e para të prillit.

Qeveria ka vendosur tashmë “bllokime më të gjera” në zonat me rrezik të lartë, pa lëvizje të lejuar, përveç për raste emergjente deri më 11 prill.

Pakistani aktualisht po vaksinon punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe të moshuarit duke përdorur Sinopharm dhe doza të CanSino të dhuruara nga Kina.

Të martën, ministri pakistanez i Planifikimit, Asad Umar tha se mbi 1 milion persona janë vaksinuar deri më tani.

Spitalet private në qytetet e mëdha po ashtu kanë filluar vaksinimin me vaksinën Sputnik V të Rusisë të importuar nga një kompani farmaceutike. /Insjaderi.com