“Pako për Rimëkëmbjen Ekonomike minimumi duhet të jetë 1 miliardë euro”

“Pako për Rimëkëmbjen Ekonomike minimumi duhet të jetë 1 miliardë euro”

Kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, ka thënë se Pako për Rimëkëmbjen Ekonomike minimumi duhet të jetë 1 miliardë euro.

Kjo pasi sipas Ahmetit kjo Pako nuk ndryshon asgjë, njofton Insajderi.

Ai u referua qytetarëve të Prishtinës që kanë kursime personale, ku tha se nga 210 mijë sa janë zyrtarisht 9.500 kanë kontribute.

“Janë 9500 kontribuues në Trustin Pensional nga Prishtina. 9500 nga 210 mije sa janë zyrtarisht në Prishtinë njerëz. Edhe po të kalon ligji i rimëkëmbjes kjo nuk ndryshon asgjë për shumicën e popullatës. 1 miliardë minimum duhet të jetë projekti i rimëkëmbjes”, tha ai në Facebook. /Insajderi.com