Dëmet e shkaktuar pas mbylljes së detyruar për shkak të virusit pothuajse e kanë dërrmuar ekonominë kosovare. Prandaj nevojitet një plan për rimëkëmbje. Qeveria thotë se e ka.
Pas situatës ekonomike të krijuar nga Pandemia, Kosova pritet të ketë probleme të mëdha ekonomike, prandaj Qeveria e ka prioritet një pako të rimëkëmbjes, ka thënë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Hoti premtimin e tij e ka dhënë në një bashkëbisedim me drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe me ata të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.
Ai para tyre ka paraqitur në mënyrë të detajuar pakon e rimëkëmbjes ekonomike të vendit.
“Kjo pako është prioritet, prandaj edhe e kemi bërë plan të punës të Qeverisë së Kosovës”, deklaroi kryeministri./Insjaderi.com