Palestinezët anulojnë marrëveshjen me Izraelin për vaksinat

Palestinezët anulojnë marrëveshjen me Izraelin për vaksinat

Palestina ka anuluar një marrëveshje sipas së cilës Izraeli do t’i jepte të paktën një milion vaksina kundër Covid-19.

Kjo pasi dozat e vaksinës Pfizer ishin shumë afër datës së skadimit, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Më parë, Izraeli tha se nuk kishte nevojë për një stok vaksinash të vjetra dhe ato do të përdoreshin për të shpejtuar programin e vaksinimit palestinez.

Në kthim, palestinezët do t’i jipnin Izraelit një numër të ngjashëm vaksinash që ata prisnin nga organizata Pfizer më vonë gjatë vitit.

Sidoqoftë, kur mbërriti kontingjenti i parë i vaksinave nga Izraeli, zyrtarët palestinezë thanë se ishin edhe më afër datës së skadimit të tyre nga sa pritej.

Ata thanë se nuk kishte kohë të mjaftueshme për t’i përdorur ato dhe se marrëveshja ishte mbyllur./Insajderi.com