Palestinezët përsëri paralajmërojnë: Plani i SHBA nuk do të sjellë paqe

Organizata për Çlirimin e Palestinës (OÇP) ka përsëritur se e refuzon planin ekonomik të SHBA, duke kumtuar se mungesa e vizionit politik garanton dështim.

Palestinezët përsëri paralajmërojnë: Plani i SHBA nuk do të sjellë paqe

Komiteti ekzekutiv i OÇP ka publikuar një kumtesë ditën e dytë të konferencës për paqe në Lindjen e Afërt në Baherin të cilën po e udhëheqë Shtëpia e Bardhë.

Në kumtesë pretendohet se qeveria e presidentit amerikan Donald Trump dëshiron të shet “iluzionin e prosperitetit ekonomik” i cili vetëm e konfirmon “robërinë” e palestinezëve.

Shtëpia e Bardhë akuzohet se po e shfrytëzon këtë të ashtuquajtur takim pune t’i fshehë përpjekjet e Izraelit për t’i zgjeruar vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor të okupuar.

Në kumtesë gjithashtu konstatohet se paqja nuk mund të arrihet pa përfundimin e “okupimit izraelit”.

Plani amerikan parasheh 50 miliardë dollarë investime gjatë dhjetë vjetëve, duke përfshirë 28 miliardë dollarë për Bregun Perëndimor, ndërsa pjesën tjetër për Egjipt, Jordani dhe Liban në mënyrë që të asimilohen refugjatët palestinezë të cilët jetojnë në këto vende.

Plani përfshinë edhe 179 projekte të infrastrukturës dhe afariste./Insajderi.com.