Klubi brazilian i futbollit Palmeiras mposhti rivalin e tij Santos 1:0 duke fituar titullin “2020 CONMEBOL Libertadores”, njofton Insajderi.
Një goditje me kokë në kohën shtesë prej tetë minuatash nga anësori Breno Lopes solli fitoren shumë të çmuar në finalen e cila u luajt në stadiumin e famshëm Maracana në Rio de Janeiro.
Finalja ishte caktuar për në nëntor të vitit 2020 por ndeshja u shty për në janar për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Ndeshja u zhvillua pa tifozë për shkak të arsyeve shëndetësore.
Palmeiras për herë të fundit titullin Libertadores e kishte fituar në vitin 1999. /Insajderi.com