Pamje e frikshme, 9 vjeçari bie në shinat e trenit

Pamje e frikshme, 9 vjeçari bie në shinat e trenit

Një moment i frikshëm ka ndodhur në një nga shinat e trenit në Rusi.

Nëntëvjeçari i njohur si Lev ndodhej në një stacion trenash në Yekateringburg të Rusisë, ishte fokusuar në video-lojë dhe nuk shikonte nga po ecte teksa ra tek shinat.

Fatmirësisht në atë momentin që ai ra nuk po kalonte ndonjë tren dhe djali shpëtoi pa ndonjë lëndim serioz.