
Qytetet kryesore të Australisë ishin ndër qytetet e para në botë që e pritën vitin 2019. Më shumë se një milion njerëz kanë qenë të pranishëm në limanin e Sydneyt për të qenë dëshmitarë të spektaklit me mijëra fishekzjarre, të cilat e ndriçuan qiellin e Australisë për disa minuta me shumë ngjyra të bukura.
Përzgjedhja e llojllojshme e fishekzjarreve thuhet se është bërë në bazë të komuniteteve multikulturore të banorëve të këtij qyteti. Si zakonisht, shumica e fishekzjarreve u hodhën nga ura që lidh dy anët e limanit të qytetit. Për më tepër, mund t’i shikoni fotografitë e prezantuara më poshtë. /Gazeta Express/







