Koronavirusi ka izoluar miliona persona në shtëpi, ka boshatisur rrugë, parqe, institucione publike apo private si ka ndryshuar totalisht rrjedhën e jetës.
Shumë shtete në mes të panikut, të shkaktuar nga virusi kanë zgjedhur të mbyllin kufijtë e tyre.
Disa thonë që “toka po merr frymë”, por në të vërtetë, në këto momente “bota po vuan për njerëz”. Numri i të infektuarve dhe viktimave po shtohet dita ditës. Evropa është kthyer në vatrën kryesore të koronavirusit dhe kjo e keqe nuk dihet kur do të marrë fund.
Pamjet të marra nga satelitët, tregojnë si ka ndryshuar bota para dhe pas koronavirusit.