Pamje nga tentim-sulmi në Mekë [video]

Pamje nga tentim-sulmi në Mekë [video]

Forcat Saudite të Sigurisë kanë parandaluar një sulm në Xhaminë e Madhe në qytetin e shenjtë të Mekës të premten, raporton televizioni shtetëror Al-Ekhabariya dhe Al Arabiya.

Al Arabiya tha se forcat e sigurisë gjetën dy grupe terroriste në Meka dhe një grup të tretë në qytetin e Jeddah.

Sulmi i paramenduar kishte në cak besimtarët në xhami, tha televizioni.

As Al Arabiya as Al-Ekhabariya nuk dhanë më shumë detaje. Njerëzit në rrjete sociale janë duke postuar fotografi nën hashtagun #Mecca, ku po publikojnë fotografi të ndryshme.

Një fotografi e publikuar në Twitter shfaq një tym të zi duke dalë nga Meka. /Insajderi.com

https://www.youtube.com/watch?v=4_7rQYYmwnQ