Pamje që tregojnë se si prodhohet Ferrari SF90 Stradale

Pamje që tregojnë se si prodhohet Ferrari SF90 Stradale

Gjiganti italian Ferrari ka publikuar në kanalin zyrtar në YouTube një video mbresëlënëse, e cila tregon se si prodhohet vetura e shumëpërfolur sportive SF 90 Stradale.

Si në çdo fabrikë tjetër, SF90 Stradale montohet nga robotët por edhe nga pak punëtorë. Dora e njeriut ka rol të rëndësishëm në prodhimin e këtij modeli, për këtë SF 90 Stradale kushton më shumë sesa modelet e tjera, transmeton Telegrafi.

Për shembull, shumica e pjesëve të karrocerisë saldohen me dorë, e jo me ndihmën e robotëve, e njëjta ndodh edhe gjatë lyerjes pasi që çdo pjesë kryhet me dorë.

Ky Ferrari i fuqishëm vihet në lëvizje falë motorit 4 litërsh twin-turbo V8, i cili përcillet nga tre motorët tjerë elektrikë që në total prodhojnë 986 kuaj-fuqi.

Shpejtësinë nga 0-100 e arrin për vetëm 2.5 sekonda, kurse shpejtësia maksimale është 340 kilometra në orë. Se për çfarë bëhet fjalë, shikoni videon e publikuar më poshtë.