Pamje se si qentë trajnohen për misionin ‘jetë a vdekje’

Pamje se si qentë trajnohen për misionin ‘jetë a vdekje’

Naya, një qen tre vjeçar, fokusohet shumë ndërsa nuhat mbi gjithçka në kursin e trajnimit në Kabul.

Ajo duket se po argëtohet, por në të vërtetë po trajnohet për një mision jet a vdekje; të gjejë eksplozivë në një vend ku mina, bomba dhe armë marrin vazhdimisht jetë njerëzish.

Naya është një nga rreth 200 qentë e qendrës për zbulimin e minave në kryeqytetin Afgan, një grup jo qeveritar që rrit kafshët dhe i stërvit ato.

Në fakt, nëse hedh sytë ngado në kryeqytetin Afgan, qentë nuhatës shihen në pika kontrolli dhe godina qeveritare, ku ata janë jo pak të rëndësishëm në luftën kundër bombave artizanale që hyjnë në Kabul.

“Qentë janë shumë të dobishëm. Ata janë shumë të shpejtë dhe e bëjnë detyrën e tyre me shpejtësi të madhe”, ka thënë një nga trajnuesit.

Trajnuesit, i stërvisin qentë për të reaguar ndaj aromave të veçanta, kryesisht atyre të eksplozivëve, por edhe për të zbuluar lëndët narkotike.

Sa herë që një qen identifikon në mënyrë korrekte një aromë të caktuar, trajnuesi i jep atij një shpërblim. Nevojiten rreth dy vite për të trajnuar një qen eksplozivësh dhe procesi është i vështirë si për trajnuesin ashtu edhe për qenin.