Pamje të Alexandro Patos tregojnë standardin e tmerrshëm të futbollit në Kinë

Pamje të Alexandro Patos tregojnë standardin e tmerrshëm të futbollit në Kinë

Alexandre Pato dikur konsiderohej si fenomen në futboll kur doli në skenë për herë të parë në mesin e viteve të 2000-ta.

Sulmuesi konsiderohej si e ardhmja e futbollit brazilian që nga ditët e tij të hershme te Milani, klub i cili e kishte transferuar atë për 24 milionë euro, transmeton Insporti.

Pato shijoi një sezon të parë dinjitoz me “Rossonerët” duke shënuar nëntë gola në 20 paraqitje, dhe pastaj shënoi 18 në 20 takime në edicionin pasues.

Mirëpo, një kombinim i lëndimeve dhe problemeve të tjera jashtë fushës ndikuan që forma e Patos të binte dhe në vitin 2013, ai u rikthye në futbollin brazilian me bisht nën këmbë duke kaluar te Corinthians.

Pastaj ai erdhi prapë në Evropë te Chelsea dhe Villarreal në vitin 2015 dhe 2016 respektivisht – por dështoi të kishte impaktin e duhur.

Shikoni pamjet në Insporti.com 

Pamje të Alexandro Patos te Tianjin Quanjian tregojnë standardin e tmerrshëm të futbollit në Kinë