Pamje të frikshme- Si pasojë e shpërthimit të ujërave, çahet asfalti, merr veturat me vete

Pamje të frikshme- Si pasojë e shpërthimit të ujërave, çahet asfalti, merr veturat me vete

Pamje të tmerrshme janë publikuar së fundmi nga qyteti i San Martino Valle Caudina në rajonin e Avellinos, në Itali.

Pamjet të cilat janë kapur nga kamerat e sigurisë, tregojnë sesi lumi nëntokësor u fry në këtë qytet nga reshjet e dendura të shiut dhe çau asfaltin, duke marrë me vete çfarë gjeti para.

Dëmeti që shkaktoi janë të mëdha. Sipas autoriteteve lokale përmbytjet e shkaktuara dëmet llogariten diku tek 5 milionë euro, dhe si pasojë e saj më shumë se 300 banorë kanë braktisur banesat e tyre.