Pamje të reja nga protesta në Barcelonë, shumë të lënduar

Pamje të reja nga protesta në Barcelonë, shumë të lënduar

Ka përfunduar pa fitues 0-0 përballja mes Barcelonës dhe Real Madridit e zhvilluar mbrëmë në ‘Camp Nou’.

Barcelona dhe Real Madrid kanë ndarë pikët në ‘El Clasicon’ e parë të sezonit.

Po ashtu për këtë ndeshje ishin angazhuar 3000 policë dhe shumë pjesëtarë të tjerë të sigurisë pasi që ishte parashikuar të kishte protesta nga mbështetësit e Katalunisë.

Grupi Demokratik ‘Tsunami’ kishte mbledhur mijëra qytetarë për një protestë paqësore me mesazhin: “Spanjë, uluni dhe bisedoni”.

Derisa po zhvillohej ndeshja më e zjarrtë në botë, protesta eskaloi dhe protestuesit hodhën shishe qelqi në drejtim të policisë.

Kurse, dhjetëra persona u përpoqën të depërtonin në stadium por policia arriti t’i ndalojë me sukses. Shumë persona kanë kërkuar ndihmën e parë nga përleshjet.

Për më shumë mund t’i ndiqni pamjet e reja nga protesta jashtë stadiumit: