Pamje të rënda: E rrethoi policia, trafikanti i drogës qëllon me plumb në kokë të dashurën dhe veten

Pamje të rënda: E rrethoi policia, trafikanti i drogës qëllon me plumb në kokë të dashurën dhe veten

Një amerikan i arratisur nga burgu është në koma pasi qëlloi veten dhe të dashurën e tij, kur u rrethua nga policia në Tajlandë.

Bart Allen Helmus ishte së bashku me të dashurën Sirinapha Wisetrit, kur policia iu afrua pranë kufirit të Kamboxhias. Për të mos u kapur, 39-vjeçari qëlloi veten dhe të dashurën në kokë.

Helmus, një trafikant droge u dërgua në spital. Atij i pushoi zemra për pak momente, por u rikthye në jetë nga mjekët. Ndërkohë 31-vjeçarja i mbijetoi plagëve dhe është në gjendje të qëndrueshme.

Sipas mediave, një 20-vjeçar u arrestua pasi dyshohet se ndihmoi çiftin të arratisej duke i furnizuar me armë dhe thikë.