Pamje të rënda – kryetaren e Komunës e tërheqin zvarrë nëpër qytet dhe i presin flokët

Pamje të rënda – kryetaren e Komunës e tërheqin zvarrë nëpër qytet dhe i presin flokët

Kryetarja e një komune në Bolivi, Patricia Arce, është sulmuar nga protestues të cilët e kanë tërhequr zvarrë nëpër rrugë. Gjithashtu ata e lyen me bojë të kuqe e më pas i prenë flokët.

Vetëm pas disa orësh e dorëzuan në polici. Kjo vjen pas protestave masive që kanë përfshirë vendin që prej 20 tetorit në zgjedhjet presidenciale. Ajo akuzohet se ka kërkuar masa radikale për parandalimin e protestës.

Të paktën 3 persona raportohen të vdekur.