fbpx

Pamje të tmerrshme kur policët e Francës i tërheqin zvarrë protestuesit

Pamje të tmerrshme kur policët e Francës i tërheqin zvarrë protestuesit

Protestat në Francë nuk kanë të ndalur. Dhuna ka qenë prezente pothuaje për afro një muaj nëpër rrugët e Parisit.

Rrugët e kryeqytetit francez kanë qenë të mbushura me gaz lotsjellës edhe sot, transmeton Insajderi.

Në disa pamje të publikuara nga mediat ndërkombëtare shihet dhuna e policëve ndaj protestuesve.

Madje njërin nga protestuesit ata e tërheqin zvarrë në rrugë.

Momentin mund ta shikoni në videon e mëposhtme. /Insajderi.com