Pamjet që paraqesin tmerret e koronavirusit në Wuhan: Burri i vdekur i shtrirë në rrugë

Policët me veshje speciale janë mbledhur rreth trupit të një burri i cili është gjetur i vdekur i shtrirë në një rrugë në Wuhan.

Pamjet që paraqesin tmerret e koronavirusit në Wuhan: Burri i vdekur i shtrirë në rrugë

Sipas informatave të para një burrë i cili e mbante maskën mbrojtëse është rrëzuar dhe ka vdekur në një rrugë në Wuhan, qytet me 11 milionë banorë i cili gjendet nën karantinë në mes të krizës me koronavirus.

Personeli mjekësor, me masa të rrepta sigurie e ka pështjellur trupin me një batanije, para se policia i ka renditur kutitë rreth tij që të mos shqetësohen njerëzit, transmetojnë mediet botërore.

Pastaj trupi i tij është futur në kombi, ndërsa personeli e ka dezinfektuar vendin ku gjendej trupi.

Duke marrë parasysh se ky rast ka ndodhur në rrugët e qytetit nga i cili është nisur epidemia, reagimi i policisë dhe personelit mjekësor në veshjet e forenzikës vetëm se tregon se frika ekziston në Wuhan.

Komisioni kombëtar kinez i shëndetësisë ka publikuar të premten në mëngjes, se sipas të dhënave të fundit, 213 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit, derisa 9.692 persona janë infektuar./Insajderi.com.