Pamjet si grabitet një “shtëpi bari” në Britani

Pamjet si grabitet një “shtëpi bari” në Britani

Autoritetet në Britanin e Madhe kanë thënë së ‘Shtëpitë e barit’ janë kthyer në një problem serioz, transmeton Insajderi.

Daily Mail ka publikuar pamjet ku një bandë ka shkuar për të vjedhur sasi të konsiderueshme kanabisi në një lokal.

“Banda e përbërë prej 10 persona udhëtoi me disa makina që nga Londra për të vjedhur një sasi të madhe kanabisi në një banesë në Forest Fields, Nottingham”, ka shkruar kjo media.

Sipas policisë së këtij vendi, agresorët thyen derën e shtëpisë dhe qëlluan disa herë me thikë personin që gjetën brenda.

“Ata më pas tentuan të largoheshin, por u arrestuan një nga një nga policia”, thuhet më tej në artikullin e kësaj media./Insajderi.com

https://www.dailymail.co.uk/news/article-9679617/Video-10-strong-gang-smash-Nottingham-home-stab-victim-garden-shears.html#v-5081671913897215464

https://www.dailymail.co.uk/news/article-9679617/Video-10-strong-gang-smash-Nottingham-home-stab-victim-garden-shears.html#i-8f57ba952def6eab