Artikull i sponsorizuar

Panairi i automjeteve “Prishtina International Autoshow”

Panairi i automjeteve “Prishtina International Autoshow”

Shoqata e Importueseve të Autorizuar të Automjeteve të Reja (SHIAR) në bashkëpunim me kompaninë e specializuar për organizim të evenimenteve “MODUS”, organizojnë panairin e Automjeteve “Prishtina International Autoshow”.

Panairi do të mbahet në sallen e Panaireve në Shkabaj (magjistrala Prishtinë – Mitrovicë) në datat 11 deri me 14 Maj 2017 duke fillu nga ora 10:00 deri në 20:00 çdo dite.

Në këtë panair i cili do të jetë më ndryshe se të gjitha panairet e mbajtur deri më tani në Kosovë do të prezantohen 21 brende të automjeteve me modelet e tyre më të reja, modele nga fjala e fundit e teknologjisë dhe inovacionit nga industria e automjeteve botërore.

Të pranishme në këtë panair do të jenë brendet: Alfa Romeo, Audi, Citroën, Dacia, Fiat, Ford, Hyundai, Infinit, Jaguar, Jeep, Land Rover, Mercedes, Nissan, Peugeot, Porsche, Renault, Skoda, Suzuki, Toyota dhe Volksëagen.

 Bujar Hoxha, Kryetar i Shoqatës së Importueseve të Autorizuar të Automjeteve të Reja (SHIAR) tha “Në këtë panair po marrin pjesë pothuajse të gjitha brendet që shiten dhe distribuohen në Kosovë dhe këtu do të prezantohen modelet më të reja, të cilat deri më tani qytetarët nuk kanë pasë mundësi që t`i shohin. Do të këtë prezantime speciale dhe shumë gjëra interesante”.

Kurse Leart Zeqa, nga kompania MODUS, e cila në bashkepunim me SHIAR e organizon këtë panair tha se “është kënaqësi që të organizosh diçka të tillë dhe jemi duke bërë gjithçka që ky panair të jetë një ngjarje shumë interesante dhe e paharruar për të gjithë vizitorët. Kjo ngjarje do të jetë një ngjarje atraktive për krejt qytetaret, të rinjtë dhe familjarët e jo vetëm adhuruesit e Autmobilave”, përfundoi Z. Zeqa.

Përveç Automjeteve që do të zënë pjesën kryesore të hapësirës prej mbi 2,000 m2, do të jenë prezente edhe kompani tjera të cilat në një formë apo tjetër kanë lidhje me industrinë e automobilizmit si banka e institucione financiare, kompani të pasijeve, vajrave dhe aksesorë për automjete por nuk do të mungojë edhe aspekti argëtues si muzikë, pije dhe ushqim të ndryshëm.

Në panair do të jetë edhe këndi i lojrave në mënyrë që ky eveniment të jetë gjithëpërfshirës dhe të ofrojë argëtim për të gjithë familjen.

Hyrja në panair do të jetë falas!

Transporti nga qyteti i Prishtinës (Newborn) e deri në sallën e Panaireve do të jetë pa pagesë, mundësuar nga Komuna e Prishtinës përmes Autobusëve të saj.

Ky panair mbështetet edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Në ditët në vijim do të ju njoftojmë më detajisht për Premierat nacionale  dhe gjërat e veçanta që do të prezantohen nga brendet e ndryshme.