Pandemia dëmton rëndë ekonominë Evropiane

Pandemia dëmton rëndë ekonominë Evropiane

Evropa është duke u përballur me rënien më të madhe ekonomike, që nga koha kur këto rënie kanë filluar të regjistrohen, në vitin 1995, raporton Insajderi.

Spanja është zhytur në recesionin e saj më të thellë në kohët moderne si pasojë e coronavirusit. Ekonomia e saj ka pësuar rënie me 18.5% në periudhën prill-qershor, duke rënë tashmë me 5.2% në tre muajt e parë të vitit.

Ekonomia e Francës gjithashtu është goditur keq, duke rënë me 13.8% në tremujorin e dytë. Agjensia franceze e statistikave tha se pika e ulët kishte ardhur në prill, me një rimëkëmbje graduale në maj dhe qershor pasi kufizimet e bllokimit u lehtësuan, por aktiviteti ekonomik ishte akoma nën nivelin normal.

Italia, e cila ishte ndër vendet e para evropiane që u godit nga pandemia, ka raportuar një rënie prej 12.4%.

Në të gjithë Evropën, është raportuar për rënie prej 11,9%./Insajderi.com.