Familja Kardashian nuk do të organizojnë festën vjetorë të Krishtlindjes për herë të parë në 42 vjet, si shkak i rritjes së numrit të rasteve me Coronavirus, njofton Insajderi.
“Rastet me COVID, po dalin jashtë kontrollit në California. Kështu që ne vendosëm se nuk do të bëjmë një festë për vigjiljen e Krishtlindjes këtë vit”, njoftoi Khloe Kardashian në një postim në Twitter. “Kjo është hera e parë që nuk do të kemi një festë që nga viti 1978 besoj”.
“Shëndeti dhe siguria vijnë të parat. Kjo pandemi duhet marrë me seriozit”, përfundoi ajo.
Në nëntor, ajo ishte shumë optimiste që festa do të mbahej, mirëpo vendimi final për anulimin e saj, erdhi pas kritikave të vazhdueshme ndaj familjes që vazhdonin me organizimin e festa në mes të pandemisë që ka kapluar globin. /Insajderi.com