Pandev e kalon virusin – do të luaj ndaj Kosovës

Pandev e kalon virusin – do të luaj ndaj Kosovës

Sulmi i Maqedonisë ndaj Kosovës, do të udhëhiqet nga sulmuesi Goran Pandev, e konfirmuar pas dyshimeve se ai nuk do të grumbullohet, pas infektimit me Covid 19, njofton Insajderi.

Pandev, luan te ekipi i Genoa, ekip ky pas ndeshjes së fundit në Serie A kundër Napolit dolën shumë raste pozitive me coronavirus. Dhjetë futbollistë dhe katër anëtarë të stafit rezultuan pozitivë dhe kjo detyroi përzgjedhësin e Maqedonisë së Veriut, Igor Angelovski, ta shtyjë publikimin e listës së lojtarëve. Angelovski është dashur që të enjten ta bënte publike listën por shkaku i rasteve te Genoa ai një gjë të tillë do ta bëjë të shtunën.

Edhe pse i gjithë ekipi i Genoa, është i izoluar, Pandev-it, i është lejuar të dal nga izolimi dhe i njëjti të udhëtojë për Maqedoni, për përballjen historike ndaj Kosovës./Insajderi.com.