Paolo Rossi, kampion Botëror me Italinë në ’82, ka ndërruar jetë

Paolo Rossi, kampion Botëror me Italinë në ’82, ka ndërruar jetë

Paolo Rossi, heroi italian shënues i golave ​​nga kampanja fituese, ku Italia u shpallë kampione e Kupës së Botës 1982 dhe shënuesi i një hat-trick kundër Brazilit në një nga ndeshjet më të famshme në historinë e botërorit, ka vdekur gjatë ditës së enjte në moshën 64 vjeçare, njofton Insajderi.

Vdekja e sulmuesit të njohur vjen me botën e futbollit ende në zi për ikonën e Argjentinës Diego Armando Maradona, i cili vdiq më 25 nëntor në Tigre.

Kanali televiziv italian “RAI Sport”, ku Rossi kishte punuar si ekspert, tha të enjten se “Pablito” kishte vdekur nga një “sëmundje e pashërueshme”.

Gruaja e Rossi-it, Federica Cappelletti, postoi një foto të saj dhe burrit të saj në Instagram së bashku me fjalët “per sempre” – “përgjithmonë”.

Cappelletti tha se Rossi vdiq në krahët e saj. Ajo tha se burri i vdiq në gjumë në spital pasi i premtoi se do të kujdesej për fëmijët e tyre dhe e siguroi atë se ai “kishte bërë tashmë aq shumë”.

“Ai nuk donte të shkonte, por unë e përqafova fort dhe i thashë, ‘Paolo, tani shko. Mjaft, ju keni vuajtur mjaftueshëm. Tani lëre këtë trup”, tha Cappelleti. “Dhe pastaj ai shkoi të flinte”. “Kurrë nuk do të ketë njeri si ju, unik, i veçantë”, shkruajti më vonë Cappelletti në Facebook. /Insajderi.com