Papa Françesku i bëri thirrje popullit të SHBA-së që të refuzojnë dhunën dhe të promovojnë pajtimin kombëtar, duke dënuar sulmin dramatik në Kongresin amerikan, transmeton Insajderi.
Papa u dërgoi “përshëndetje të përzemërta” të gjithë qytetarëve të SHBA-së që “janë tronditur nga rrethimi i fundit në Kongres” dhe tha se po lutet për pesë personat që humbën jetën “në ato momente dramatike”.
Papa Françesku foli vetëm disa ditë pasi mbështetësit e presidentit Donald Trump sulmuan Kongresin Washington dhe u përplasën me policinë, përderisa në Kongresi mbajen mbledhje për të vërtetuar fitoren presidenciale të Joe Biden-it, raporton Anadolu Agency (AA).
“Refuzoni dhunën. Është koha për shërim”, tha Papa, duke shtuar: “E përsëris që dhuna është gjithmonë vetë-shkatërruese. Asgjë nuk fitohet nga dhuna dhe shumë gjëra humben”.
Ai më pas nxiti autoritetet amerikane dhe të gjithë popullsinë të mbajnë “një ndjenjë të lartë përgjegjësie në mënyrë që të qetësojnë zemërimin, të promovojnë pajtimin kombëtar dhe të mbrojnë vlerat demokratike të rrënjosura në shoqërinë amerikane”.
Përpos kësaj, në një intervistë televizive me kanalin italian të lajmeve Canale 5, Papa Françesku tha se ishte “habitur” nga sulmi në Kongres, veçanërisht sepse populli amerikan është “kaq i disiplinuar në demokraci”.
Por ai gjithashtu vuri në dukje se edhe në shoqëritë “më të pjekura”, ka pakica të dhunshme që veprojnë kundër demokracisë dhe së mirës së përbashkët.
“Por falë Zotit kjo shpërtheu dhe njerëzit mund ta shihnin mirë. Në atë mënyrë kjo mund të shërohet”, tha ai, duke theksuar se “ne gjithmonë duhet të mësojmë nga historia”.
Gjatë intervistës, Papa foli gjithashtu për zgjedhjen e tij për t’u vaksinuar kundër COVID-19, një opsion që ai e përshkroi si “etik”, pasi përfshin gjithashtu jetën e njerëzve të tjerë.
Papa Françesku tha se ishte regjistruar tashmë për t’u vaksinuar teksa Vatikani fillon fushatën e tij të vaksinimit duke filluar nga nesër. /Insajderi.com