Papa Françesku është parë duke teshtitë dhe kollitur

Papa Françesku nuk do të merr pjesë në meshën e sotme me klerin romak në bazilikën e Shën Gjon Lateran, kanë kumtuar zyrtarët e Vatikanit.

Papa Françesku është parë duke teshtitë dhe kollitur

Vatikani ka pretenduar se Papa 83 vjeç nuk po ndihet mirë dhe se ka vendosur të mbetet në afërsi të hotelit të Vatikanit “Shën Maria” në të cilin jeton, si dhe do të vazhdojë me obligimet tjera të planifikuara, lajmëron AP.

Nuk ka informata zyrtare për natyrën e sëmundjes së Papës, por AP pretendon se si Papa është parë duke teshtitë dhe po e frynë hundën gjatë meshës së djeshme.

Lajmi mbi sëmundjen e Papës vjen në momentin kur Italia po ballafaqohet me epideminë e koronavirusit.

Në lindje të Italisë është lajmëruar se 400 njerëz janë infektuar me këtë virus i cili është shpërndarë nëpër botë nga Kina.

Në Romë janë infektuar tre njerëz, dhe pretendohet se të gjithë janë shëruar.

AP pretendon se Papa në përgjithësi ka shëndet të mirë.

Si i ri e ka humbur një pjesë të mushkërisë për shkak të një sëmundje respiratore, por edhe vuan nga nervi shiatik./Insajderi.com.