Papa Françesku mbledh mbi 200 klerikë për të parandaluar abuzimet seksuale

Papa Françesku mbledh mbi 200 klerikë për të parandaluar abuzimet seksuale

Për herë të parë në historinë e religjionit katolik, afër 200 lider të kishave nga anë e mbanë bota do të mblidhen në Vatikan të enjten për t’u përballur me akuzat ndaj klerikëve që abuzojnë seksualisht me fëmijë.

Takimi i thirrur nga Papa Françesku që nga shtatori i kaluar, do të përfshijë dy fjalime të papës, i cili do të flas për praktikat më të mira për të luftuar këtë fenomen, gjithashtu edhe një ceremoni pendese që përfshinë të mbijetuarit e abuzimeve, shkruan Insajderi.

“Ne duhet ta shikojmë këtë përbindësh në fytyrë pa frikë nëse duam ta mposhtim atë”- tha Alessando Gisotti,  një zëdhënës i Vatikanit.

Por pothuajse çdo ditë dalin zbulime të reja rreth sekreteve dhe skandaleve në zemër të kishës katolike dhe duket se ky përbindësh vetëm sa po  rritet më shumë.

Në fillim të këtij muaji, Papa për herë të parë e quajti abuzimin seksual të murgeshave nga kleri katolik një problem, madje duke shtuar se disa gra ishin skllavëruar seksualisht nga njerëzit fetarë.

Një libër i ri i fshehtë që do të publikohet të enjten e quan Vatikanin “një nga komunitetet më të mëdha homoseksuale në botë”, në të cilën kleri i thyen rregullisht premtimet e beqarisë.

Vatikani të martën pranoi për herë të parë një dokument sekret me udhëzime për priftërinjtë që i lindin fëmijët.

Ndërsa organizatorët thonë se takimi i kësaj jave në Romë do të përqendrohet vetëm në abuzimin e fëmijëve, presioni po ndërtohet mbi udhëheqësit e kishës për të qenë më transparentë për dështimet e tyre morale dhe më të përgjegjshme për njerëzit në fron./Insajderi.com