Papa Françesku në një udhëtim special drejt faltores së Fatimas në Portugali

Papa Françesku në një udhëtim special drejt faltores së Fatimas në Portugali

Papa Françesku ka nisur një pelegrinazh për në faltoren Fatima në qendër të Portugalisë, një faltore ku ai planifikon të shenjtërojë dy fëmijë barinj.

Kanë kaluar 100 vite që kur dy – dhe një fëmijë i tretë – kanë treguar të kenë parë Shën Marinë e Virgjër përderisa po kujdeseshin për delet. Edhe fëmija i tretë është rrugës për shenjtërim.

Portugalia ka ngritur sigurinë dhe ka riformuar kontrollin në kufij, duke suspenduar paktin e kufijve të hapur shengen. Më shumë se një milionë pelegrinë priten të vijnë.

Të tre fëmijët e nderuar kanë vdekur.

Kisha romake katolike ka vlera të mëdha për vizitorët e saj, pasi që Maria besohet të ketë treguar të vërtetat për të ndihmuar njerëzimin. Kisha ka thënë që vizionet e para kanë ardhur më 13 maj, 1917.

Në një videomesazh për papën e Portugalisë, Papa tha që ai do ta prezantojë vetën Marisë “dhe kam nevojë të ju ndjej afër juve, fizikisht dhe shpirtërisht, kështu që të jemi të një zemre dhe një mendje”.

Jacinta dhe Francisco Marto do të kanonizohen të shtunën. Ata vdiqën në vitet 1918-1919 nga gripi pandemik.

Të ashtuquajturat tri sekretet e Fatimes janë shkruar nga fëmija i tretë – kushërira e tyre Lucia dos Santos – e cila ka vdekur në vitin 2005, 97 vjeçe. Procesi i bekimit për të ka filluar në vitin 2008.

Cilat janë këto tri sekrete?

Këto janë profecitë të shkruara nga Lucia, vite pas shëmbëlltyrave që ata të tre kanë thënë të kenë parë. Ajo ka kaluar jetën si një motër nderi.

Dy sekretet e para ishin shpalosur në vitin 1942.

I pari përshkruhet si një vizion i tmerrshëm i ferrit, me një “det të madh prej zjarri”, demonë dhe shpirtra njerëzish

I dyti interpretohet si parashikimi i Marisë që Lufta e Parë Botërore do të përfundojë dhe Lufta e Dytë Botërore do të fillojë gjatë papatit të Piusit XI

Maria gjithashtu ka thirrur për “shenjtërim” të Rusisë, duke thënë: “Nëse kërkesat e mia përmbushen, Rusia do të konvertohet, dhe do të ketë paqe; nëse jo, ajo do të shpërndajë mëkatet e saj nëpër botë, suke shkaktuar luftëra dhe keqtrajtim të kishës”.

Lucia ka mbyllur sekretin e tretë në një zarf, i cili i është dhënë Vatikanit në vitin 1957 dhe është shfaqur në vitin 2000

Përshkruhet si një engjëll duke kërkuar “pendesë!”, më pas papa dhe klerikët e tjerë janë ngjitur në mal, duke u vrarë nga ushtarë të cilët gjuanin plumba dhe shigjeta.

Ndërsa sipas pasardhësit të Papa Françeskut, Benedikti XVI, vizionet që përshkruhen në tri sekretet janë “për të mobilizuar forcat dhe për të ndryshuar në drejtimin e duhur”. /Insajderi.com