Papa për holokaustin: Çdokush ta shënojë në zemrën e tyre – Kurrë më

Kreu i Kishës Katolike Papa Françesku i ka bërë thirrje besimtarëve për lutje dhe mendim për tmerret e holokaustit, duke iu thënë që në zemrat e tyre t’i shënojnë fjalët “Kurrë më”.

Papa për holokaustin: Çdokush ta shënojë në zemrën e tyre – Kurrë më

Papa ka thënë këtë në fjalimin e tij në Sheshin e Shën Pjetrit me rastin e 75 vjetorit të çlirimit të kampit të përqendrimit nazist Aushfic-Brkenau.

“Para kësaj tragjedie të madhe, para kësaj mizorie, mospërfillja nuk është e lejuar, ndërsa kujtimi është obligim”, ka thënë Papa.

“Bëj thirrje që ta ndani një moment për lutje dhe mendim. Çdokush le t’i shënojë në zemrat e tyre fjalët – “Kurrë më, kurrë më”, ka theksuar Françesku.

Papa e ka vizituar kampin në vitin 2016, dhe gjithë kohën e vizitës në këtë vend e ka kaluar në lutje të heshtur dhe në heshtje./Insajderi.com.