 
                    Në Ditën Botërore të të varfërve, Papa Françesku shtroi të dielën pas meshës në Shën Pjetër një drekë për 1500 të varfër.
Dreka u mbajt në Sallën Pali VI, në Vatikan.
“Ne jemi në një nxitim të vazhdueshëm, pa u shqetësuar se distancat rriten, se lakmia e disa prej tyre rrit varfërinë e shumë njerëzve”, tha Papa.
Gjatë drekës, Ati i Shenjtë u shërbeu një menu pa mish derri, për të lejuar pjesëmarrjen edhe të njerëzve që nuk ua lejon feja konsumimin e këtij mishi.
 
 
 
                            						 
                   
                   
                   
                       
                       
                       
                       
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                          