Papa u thotë prindërve të fëmijëve LGBTQ+ që Perëndia i do fëmijët e tyre “ashtu sikur janë”

Papa u thotë prindërve të fëmijëve LGBTQ+ që Perëndia i do fëmijët e tyre “ashtu sikur janë”

Në një takim me prindër të fëmijëve të këtij komuniteti, papa ka thënë që Zoti i do fëmijët e tyre “ashtu sikur janë”.

Papa Francis u takua me 40 prindër, fëmijët e të cilëve i takojnë komunitetit LGBT të cilët kanë formuar asociacionit e quajtur Tenda di Gionata në Itali.

Presidentja e këtij asocacioni e quajtur Mara Grassi bashkë me të shoqin kanë realizuar një libërth që quhet “Lucky Parents”.

Ky libër përfshin përvojat e tyre dhe letra që kërkojnë dhe protesojnë ndaj trajtimit historik që i ka bërë kisha këtij komuniteti.

Shumica e prindërve të këtij asosacioni kanë thënë se fëmijët e tyre për shkak të këtij trajtimi ose i kanë kthyer shpinën besimit, ose besimi i ka shtyer të humbasin identitetin e tyre të vërtetë.

Papa me këtë rast tha “Kisha nuk i përjashton LGBT sepse ajo i do ata thellësisht. Zoti i do fëmijët tanë sepse ata janë fëmijët e Zotit. Kisha i do fëmijët ashtu sikur janë”./Insajderi.com

Burimi: Mirror