Papu Gomez pritet të largohet nga Atalanta në këtë afat kalimtar, pas marrëdhënieve aspak të mira me trajnerin Gasperini dhe drejtuesit e klubit zikaltër, njofton Insajderi.
Prej kohësh Interi është vënë në ndjekje të argjentinasit, por për shkak të situatës financiare te klubi milanez, afrimi i Gomezit duket shumë i vështirë. Në sulm për të marrë futbollistin është hedhur edhe Roma, teksa thuhet se kryeqytetasit po punojnë me shpejtësi për të mbyllur gjithçka.
Sipas asaj që raporton “Calciomercato”, ditën e nesërme është planifikuar një takim mes drejtuesve të Romës dhe atyre të Atalantës, ku do flitet pikërisht për Gomezin. Bergamaskët kërkojnë të paktën 15 milionë euro për futbollistin dhe verdhekuqtë janë gati ta plotësojnë këtë kërkesë. /Insajderi.com