Para 1 viti ministër në Afganistan, sot shpërndan pica në Gjermani

Para 1 viti ministër në Afganistan, sot shpërndan pica në Gjermani

Një ish-ministër i Afganistanit, është parë duke shpërndarë pica në Gjermani, vetëm një vit pasi u largua nga pozita të cilën e ushtronte, transmeton Insajderi.com.

Syed Ahmad Shah Saadat, i cili ishte ministër i Informacionit dhe Komunikimit, u pa në qytetin gjerman të Leipzigut, i veshur me rroba ngjyrë portokalli me një çantë të varur në shpinë, derisa ishte duke dërguar ushqimin me biçikletën e tij, raporton “India Today”.

Saadat ishte parë nga një gazetar vendas, i cili edhe e fotografoi atë, fotografi këto që u bënë virale në rrjet.

“Disa ditë më parë, takova një burrë i cili pretendonte se ishte ministër afgan i komunikimit dy vjet më parë. E pyeta se çfarë po bënte në Leipzig. Po largohem nga Essen për Lieferando”, shkroi gazetari në faqen e tij në Tëitter.

Ish-ministri afgan iu bashkua qeverisë së presidentit, tani të mërguar, Ashraf Ghani si ministër i kabinetit në vitin 2018. Megjithatë, pasi shërbeu për dy vjet, Saadat dha dorëheqje dhe u largua nga vendi për në Gjermani dhjetorin e kaluar.

Ish-ministri filloi të punojë për kompaninë Livrando pasi harxhoi paratë që kishte.

Saadat tha se storia e tij “duhet të shërbejë si një katalizator për të ndryshuar mënyrën se si njerëzit e rangut të lartë jetojnë jetën e tyre në Azi dhe botën arabe”.

Raportohet se ai ka dy diploma master në komunikim dhe inxhinieri elektronike nga Universiteti i Oksfordit. /Insajderi.com