Para derbit me Interin, Fonseca: Duam fitore dhe vendin e dytë

Para derbit me Interin, Fonseca: Duam fitore dhe vendin e dytë

Roma do të përballet me Interin ditën e diele, në një ndeshje të vlefshme për javën e 17-të të Serisë A. “Verdhekuqtë” ndodhen vetëm tre pikë larg nga Interi, që ndodhet momentalisht në vendin e dytë, njofton Insajderi.

Për këtë arsye trajneri i Romës ka vendosur të thumbojë ekipin e Contes duke theksuar se do të luftojë vetëm për fitore dhe kërkon vendin e dytë në një kohë kur kampionati po shkon drejt fazës më të bukur të tij, teksa lufta për kreun duket mjaft e ndezur.

“Ishte mjaft e rëndësishme të fitonim ndaj Crotones. Është mirë të fitojmë të gjitha ndeshjet, pa marrë parasysh kundërshtarët. Me Interin do të jetë një sfidë ndryshe, sepse ata janë një ekip i bukur, por duam fitoren dhe vendin e dytë.”- u shpreh trajneri Fonseca.

Roma ka treguar një formë të mirë në kampionat, ku në 16 ndeshje ka shënuar 10 fitore, tre barazime dhe është mposhtur vetëm tre here, ku aktualisht ndodhen të tretët në ligë me 33 pikë. /Insajderi.com