
Panik tek kombëtarja e Bosnjë dhe Hercegovinës, ku trajneri Ivajlo Petev është infektuar me Coronavirus, njofton Insajderi.
Trajneri është totalisht asimptomatik, dhe nuk do të jetë në ndeshjen e Kualifikuesve të Botërorit “Qatar 2022” ndaj Francës dhe në ndeshjen miqësore ndaj Kosta Rikës.
Sipas asaj që raporton Federata Boshnjake e Futbollit, të gjithë lojtarët dhe stafi teknik kanë rezultuar negativ pas kontrrolit rutinë me tampon. /Insajderi.com